Kujdesemi për zemrën tuaj.
Siguri dhe parandalim pa kompromis.
Staf profesional
Dr. Iljazi zotëron certifikata për të gjitha llojet e ultrasonografisë me nivel arsimor DEGUM II
Shërbime mjekësore
Ne kryejmë një sërë shërbimesh mjekësore si eko të zemrës, të abdomenit, gjinjve, EKG, spirometri.
Përkushtim ndaj pacientëve
Pacientët tanë janë prioriteti ynë kryesor dhe asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe mirëqenia e tyre
Ordinanca jonë
Mirësevini në IPSH Dr. Iljazi
Ordinanca jonë ka pajisje që, të kombinuara me ekspertizën dhe përvojën e Dr. Iljazit, mundëson marrjen në kohë të diagnozës dhe rezultateve për sëmundjet e të gjithë trupit.

Pajisje moderne
Për diagnostikim internist dhe kardiologjik.

Përkushtimi ndaj pacientëve
Asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti dhe mirëqenia

Mjeku ynë
Dr.med.univ. Berat S. Iljazi
Dr. Mjek Univ. Berat S. Iljazi ka përfunduar studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Vjenë, Austri. Pas përfundimit të suksesshëm të fakultetit, ai vazhdoi karrierën e tij mjekësore në Gjermani, në klinikën universitare në Dortmund.
Specializimin e tij të parë e kreu në mjekësi interne, e më pas subspecializimin në kardiologji, diabetologji. Ai është gjithashtu specialist në mjekësinë intensive, specialist në mjekësinë urgjente dhe specialist në transportin e pacientëve. Ka qenë menaxher për shumë vjet i urgjencës në rajonin e Dortmundit.
Dr. Iljazi zotëron certifikata për të gjitha llojet e ultrasonografisë me një nivel arsimor DEGUM II (vlera gjermane e edukimit për echo).
CAKTONI VIZITËCaktoni vizitë
Në numrin tonë të telefonit mund të caktoni vizitë për kontroll në fushën e mjekësisë interne dhe kardiologjike
+389 31 411 513SHËRBIME

Diagnostikimi ECHO me Doppler kolor të zemrës
Përcaktimi i morfologjisë, strukturës së zemrës, përmasave të zgavrave dhe strukturave të zemrës, valvulave, korrektësisë së ndërtimit dhe funksionit të tyre, dëmtimit dhe mosfunksionimit të tyre, monitorim i të gjitha pjesëve të zemrës.

Monitorim me EKG
Monitorimi i punës së zemrës me analiza dhe diagrame të detajuara për shkak të përjashtimit të aritmive, pauzave, bllokimeve etj.

Holter për ABP - monitorim i tensionit të gjakut
Përcaktimi i morfologjisë, strukturës së zemrës, përmasave të zgavrave dhe strukturave të zemrës, valvulave, korrektësisë së ndërtimit dhe funksionit të tyre, dëmtimit dhe mosfunksionimit të tyre, monitorim i të gjitha pjesëve të zemrës.

Holter për EKG – monitorim të aktivitetit të zemrës
Me regjistrim 24-orësh të zemrës me analiza të detajuara të specializuara me Holtero për EKG të teknologjisë më të fundit.

ECHO të abdomenit / Ultrasonografia e stomakut
Echo-ja e stomakut përdoret për diagnostikimin e hershëm të simptomave dhe sëmundjeve të stomakut. Ekzaminimi bëhet në të gjitha organet e abdomenit: mëlçi, pankreas, stomak, zorrën e trashë, aortën abdominale, veshkat, fshikëzën e tëmthit, fshikëzën urinare, prostatën, mitra te gratë...

ECHO e gjëndrës tiroide
Morfologjia, struktura, vëllimi i vetë organit, madhësia, furnizimi me gjak përcaktohen për zbulimin në kohë të sëmundjes për trajtim të mëtejshëm të suksesshëm.

ECHO/Doppler i enëve të gjakut
Me metodën speciale Doppler, përcaktohet rrjedha e enëve të gjakut në të gjitha pjesët e trupit, në ekstremitetet e poshtme dhe të sipërme, ndryshimet e tyre eventuale ateromatoze /pllakat në arterie. Pas kësaj bëhet ekzaminimi i qarkullimit venoz për të përjashtuar sëmundjet venoze si variçet, trombozat etj.

ECHO / Doppler i enëve karotide të gjakut
Përcaktimi i rrjedhshmërisë së enëve karotide të gjakut ose arterieve të qafës për shkak të përjashtimit të stenozave, pllakave.

ECHO e gjinjve
Kontrolle të rregullta ekografie për diagnostikimin në kohë të ndryshimeve morfologjike.

ECHO e kyçeve dhe muskujve
Kontrolli me ultratinguj i të gjitha nyjeve, të vogla dhe të mëdha, të muskujve.

Spirometria
Përcaktimi i kapacitetit të mushkërive.
GALERIA
KONTAKT
Adresa
Rr. Fridrih Engles nr.8, MK-1300 Kumanovë, Maqedoni
Orari i punës
E hënë – e premte 9:00 – 17:00
E shtunë 10:00 - 14:00
Telefon
+389 31 411 513


















